Joss Stone publikon bashkëpunimin me Shpat Dedën

Prishtinë | 14 Sht 2018 | 09:50 | Nga

Joss Stone, soul këngëtarja britanike me famë botërore, ka publikuar në të gjitha kanalet e saja zyrtare video bashkëpunimin e saj me kantautorin prishtinas Shpat Deda.

Në këtë video, ata e performojnë këngën “N’shpirt m’ka Rritë” nga albumi i parë i Shpatit “Molla e Parë”, shoqëruar në kitarë edhe nga Art Lokaj.

Kjo video është realizuar në vitin 2016, kur Joss Stone pati vizituar Prishtinën për ta mbajtur koncert si pjesë e turit të saj botëror me emrin “Total World Tour”.

Në mesin e artistëve nga e tërë bota, Joss kishte përzgjedhur edhe Shpatin për ta realizuar bashkëpunimin e veçantë. Në kanalin zyrtar në Facebook, krahas videos Joss shprehet:

“Mbrëmje e bukur në Kosovë në 2016-tën, u takuam me kantautorin Shpat Deda. Shumë prej këngëve të tij janë të bazuara në ndjenja dhe ngjarje të vërteta, dhe muzika si kjo është mjet i hatashëm për të shprehur emocion. Me zërin e tij karakteristik dhe harmonitë e këndshme, ishte moment perfekt për këtë pjesë të Total World Tour. Një bashkëpunim i këndshëm me një person të këndshëm. Shpresoj se do t’ju pëlqejë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme