Ekonomia Online
FUNDIT

Policia publikon të dhënat personale të qytetarëve, Agjencia për Informim dhe Privatësi thotë se do ta trajtojë rastin

Policia publikon të dhënat personale të qytetarëve, Agjencia për Informim dhe Privatësi thotë se do ta trajtojë rastin

Një postim i datës 24.04.2024 i Policisë së Kosovës bëri që ky institucion të bëhet shkelës i ligjit. Të dhënat personale të dy qytetarëve u bënë publike nga ana e Policisë, ndonëse pasi KALLXO.com i dërgoi pyetje këtij institucioni, këto të dhëna u larguan. Në dy fotografi që u realizuan brenda automjeteve të veturave të patrullës inteligjente, […]

Një postim i datës 24.04.2024 i Policisë së Kosovës bëri që ky institucion të bëhet shkelës i ligjit.

Të dhënat personale të dy qytetarëve u bënë publike nga ana e Policisë, ndonëse pasi KALLXO.com i dërgoi pyetje këtij institucioni, këto të dhëna u larguan.

Në dy fotografi që u realizuan brenda automjeteve të veturave të patrullës inteligjente, që dëshmonin shkeljen e rregullave të trafikut nga dy qytetarë, u panë edhe emrat e mbiemrat e këtyre dy të fundit.

Policia nuk dha ndonjë përgjigje për Kallxo kur u pyet se pse u lejua të ndodhte një gjë e tillë.

E për këtë lëshim të Policisë është kontaktuar edhe Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), e cila ka thënë se do ta trajtojë këtë rast.

“Sipas fotografive që ju keni dërguar vërehet se është bërë publikim i të dhënave personale dhe këtë çështje Agjencia do ta trajtoj me Policinë e Kosovës bazuar në mandatin ligjor të saj, përkatësisht Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” – tha AIP-ja.

E pyetur nëse i lejohet ky veprim Policisë së Kosovës, Agjencia tha se Policia në ushtrimin e kompetencave dhe autorizimeve ligjore përpunon të dhëna personale për qëllime legjitime në kryerjen e detyrave të saj në përputhje me dispozitat e legjislacionit përkatës.

Ligji për Mbrojtjen e të dhënave personale përcakton të drejtat, përgjegjësitë, parimet dhe masat ndëshkuese lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë së individit.

Përmes këtij Ligji përcaktohen përgjegjësitë e institucionit përgjegjës për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave dhe qasjes në dokumente publike.

Të ngjashme