“Le Grand Cahier” e Japonisë konfirmon ardhjen në Prishtinë

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Ani pse ka edhe gati dy muaj deri te edicioni i shtatë përderisa ende nuk është publikuar programi, festivali i artisteve dhe aktivisteve “FemArt” e ka të qartë se një mbrëmje do të jetë e veçantë.

Është shfaqja “Le Grand Cahier” nga Japonia. Do të jepet më 13 qershor në teatrin “Oda”, në ditën e tretë të “FemArtit” që zgjat deri më 15 të atij muaji. Kompania teatrore “StampLLC” me seli në Kyoto të Japonisë tashmë e ka konfirmuar ardhjen. Me këtë shfaqje bazuar në romanin me të njëjtin titull të shkrimtares hungareze Ágota Kristóf, nën regji të Akane Yakaguchi, trupa japoneze sjell një histori lufte, por krejt në një tjetër dimension.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme