Mes Kosovës dhe Meksikës – poeti Xhevdet Bajraj tregon si lufta e ndikoi veprimtarinë e tij

Prishtinë | 01 Gus 2021 | 14:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Panairit të Librit të Vjetër, është organizuar takim me poetin Xhevdet Bajraj. E pjesëmarrës në ngjarjen e organizuar në Teatrin Kombëtar ishin dhe kryeministri Albin Kurti, deputetë të Kuvendit e personalitete të jetës kulturore të vendit.

Në hyrje të këtij takimi u bë edhe leximi i një prej fragmenteve të librave të poetit Xhevdet Bajraj, ku protagoniste brenda fjalëve ishte historia e Saranda Bogujevcit.

Poeti Bajraj gjatë këtij takimi tha se arsyeja pse shkruan është për të reflektuar mënyrën se si e sheh jetën.

“Shkruaj sepse është mënyra më e mirë që të paraqes jetën dhe realitetin e saj, e atje në Meksikë unë them se jam shqiptar nga Kosova”, tha Bajraj.

Tutje ai veçoi tri nga veprat më të preferuarat të tij, si ngjarje me rëndësi në jetën e tij.

Periudhën e vështirë të luftës e ka përjetuar edhe poeti Bajraj, i cili tha se asnjëherë s’e ka menduar braktisjen e vendit.

“Kisha ftesën për të shkuar në Meksikë qysh në vitet e hershme gjatë kohës së luftës, por nuk mund ta paramendoja veten të braktisja Rahovecin dhe ndoshta edhe të shpëtoja por mendoja që ndoshta nuk do mund të kthehesha më në Kosovë”, theksoi tutje ai.

“Ka shpresë tek populli nga puna e kryeministrit dhe që të shpresojmë Kosova të ketë një të ardhme më të mirë”, tha Bajraj për punën e kryeministrit.

Kryeministri Kurti e nderoi me prezencën e tij në këtë diskutim, duke thënë se sot nuk po ndjehet si student por deputet para tij.

Kurti qe i interesuar të dijë se cilat poezi të Charles Baudelaire me përkthim ka lexuar poeti Bajraj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme