MKRS shpall konkursin për përkrahje të projekteve kulturore për vitin 2018

Prishtinë | 21 Shk 2018 | 16:39 | Nga

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë publike thirrjen për përkrahjen financiare të projekteve kulturore për vitin 2018 për organizatat e regjistruara si OJQ (sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asocimit në organizata jo-qeveritare në Republikën e Kosovës apo në shtetin ku është e koncentruar diaspora), si dhe individët, programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës.

Vlera totale për projektet kulturore për këtë vit është e planifikuar është 750 mijë euro. MKRS fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet-idetë me karakter:

  • Profesional, të cilat me kualitetin e tyre formal dhe përmbajtjesor i respektojnë standardet krijuese europiane dhe botërore;
  • Promovues, i cili ka për qëllim paraqitjen dhe integrimin e artistëve vendor në skenën artistike ndërkombëtare;
  • Stimulues, të cilat kanë për qëllim evidentimin e talenteve të reja me ide të veçanta kreative;
  • Tradicional, përmes të cilave do të promovohen vlerat kulturore;
  • Inovativ, të cilat me formën, përmbajtjen, frymën dhe mënyrën e realizimit të tyre paraqesin risi për ambientin krijues;
  • Kritik, të cilat me formën dhe përmbajtjen e tyre nxisin debat dhe diversitet artistik;

OJQ-të dhe Individët, në përputhje me këtë ftesë publike mund të aplikojnë me projektet / programet e tyre për promovimin e kulturës, në fushen e kinematografisë, teatrit, muzikës, arte vizuele, industri kreative, diversitet kulturor dhe dialog, diplomaci kulturore, aktivitete letrare, bibliotekari.

Të ngjashme