“Oscar 2021” pritet të shtyhet deri në tetë javë për shkak të pandemisë

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Academy Awards 2021’ pritet të shtyhet deri në tetë javë.

Bordi udhëheqës ‘Akademisë së Arteve dhe Shkencave’, të cilët organizojnë ceremoninë vjetore të ‘Oscar’, do të takohen përmes Zoom të hënën për të diskutuar datën kur do të zhvillohet ‘Oscar’ e 93-të, shkruan DailyMail.

Ngjarja ishte planifikuar për 28 shkurt 2021, por pasi pandemia e koronavirusit shkaktoi kaos në Hollywood dhe e vuri në pritje industrinë e filmit, qeveritarët janë të gatshëm të bien dakord për një shtyrje të ceremonisë deri në dy muaj, ka pretenduar Hollywood Reporter.

Takimi pritet të vendos edhe për pranimin e filmave të zgjas përtej dhjetorit, pasi që pandemia po zgjat ende.

Sidoqoftë, guvernatorët janë duke pritur të shohin se si pandemia vazhdon të ndikojë në industri para se të vendosë për një format për natën më të madhe të filmave.

Të ngjashme