Sunny Hill sjell artistë të mëdhenj, Dua ende pa vendim

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 11:51 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Festivali Sunny Hill këtë vit do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht. Edhe kësaj here do të vijnë artistët më të kërkuar të momentit, raporton EkonomiaOnline.

Dukagjin Lipa, drejtor i Festivalit, dha detaje rreth këtij festivali.

“Qëllimi i Sunny Hill është promovimi i vendit tonë, promovimi i artistëve tonë që edhe ata ta ndajnë skenën me artistët më te kërkuar. Gjithë  artistët  që vinë në Festival qëllimi është që edhe ata të shohin  se çfarë rinie kreative kemi. Sunny Hill do të jetë ne rritje të përvitshme , dhe edhe në vitet e ardhshme do të kemi artistët më të mëdhenj në botë. Në vitet e ardhshme ne do të dalim me festival 4 ,  5 ditor”, tha ai.

Ai nuk tregoi nëse vajza e tij, Dua do të përformojë këtë vit në Sunny Hill.

“Artistët nuk e njohin tashmë Kosovën vetëm për Dua Lipën, Bebe Rexha, Rita Orën, Njomza, Era Istrefi por tashmë e njohin Kosovën edhe si vendi i Festivalit. Tashmë është viti fundit që do ta mbajmë në Gërmi. Ndërsa sa i përket se a do të performojë Dua Lipa në natën e fundit, ajo mbetet të shihet se si do të vendosin organizatorët.

Drejtori gjeneral i “Birra Peja”, Ernest Jusufi, tha se do të vazhdojnë të përprahin këtë ngjarje edhe për tri vjetët e ardhshme.

“Ne me SunnyHill Festival kemi bashkëpunua  prej viti 2016 dhe do vazhdojmë edhe 3 vitet e ardhshme deri me 2021. Jemi shumë krenar qe jemi pjesë e këtij festivali”, tha ai.

Ky është viti i dytë që po mbahet Sunny Hill.

Të ngjashme