Thënie frymëzuese nga Maya Angelou

Prishtinë | 10 Maj 2023 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Maya Angelou ishte një nga poetet dhe autoret më të dashura dhe të njohura të Amerikës, me dhjetëra çmime dhe mbi 50 diploma nderi që dëshmojnë për rolin e saj frymëzues në qendër të jetës amerikane.

Më poshtë mund të lexoni disa nga thëniet më frymëzuese të Maya Angelou:

Ju nuk mund të kontrolloni të gjitha ngjarjet që ju ndodhin, por ju mund të vendosni që të mos nënshtroheni nga ato.

Nëse nuk ju pëlqen diçka, ndryshojeni atë. Nëse nuk mund ta ndryshoni, ndryshoni qëndrimin tuaj.

Nëse nuk jam e mirë me veten time, si mund të pres që dikush tjetër të jetë i mirë me mua?

Nëse gjithmonë përpiqesh të jesh normal, nuk do ta dish kurrë sa mahnitës mund të jesh.

Asnjëherë mos bëni dikë një përparësi kur ju jeni për ta thjesht një opsion.

Urrejtja ka shkaktuar shumë probleme në botë dhe ende nuk ka zgjidhur asnjë.

Suksesi është të pëlqesh vetveten, të pëlqesh atë që bën dhe të pëlqesh mënyrën se si e bën.

Ka një ndryshim të madh mes të vërtetës dhe fakteve. Faktet mund të errësojnë të vërtetën.

Ne jemi aq të verbër sa duam të jemi.

Kam kuptuar se ende kam shumë për të mësuar.

Çfarëdo që dëshironi të bëni, nëse doni të jeni të mirë në të, duhet ta doni atë dhe të jeni në gjendje të bëni sakrifica për të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme