Tingujt e flamengos hapin “Peja International Guitar Festival 2019”

Prishtinë | 29 Qer 2019 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Tingujt e kitarës klasike u rikthyen pas një viti heshtjeje sërish në skenën e teatrit të qytetit të Pejës “Istref Begolli”, për të hapur të enjten mbrëma edicionin e pestë me radhë të Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës Klasike “Peja International Guitar Festival 2019”, i cili ndonëse i kushtohet vetëm një instrumenti muzikor, ky festival tashmë konsiderohet si ngjarje më e madhe kulturore që është duke u mbajtur në qytetin e Pejës me reputacion ndërkombëtar, shkruan sot Koha Ditore.

Sikur edhe edicionet e kaluara, edhe ky edicion solli në Pejë kitaristë më të mëdhenj të skenës botërore të kitarës, në mesin e tyre edhe kitaristi i njohur rus, Grisha Goryachev, i cili me koncertin e tij me tinguj të flamengos hapi këtë edicion para adhuruesve të kitarës klasike, që kishin mbushur përplot sallën e teatrit.

Para se ai të hapte festivalin me interpretimin e disa kompozimeve të tre kompozitorëve spanjollë të muzikës tradicionale spanjolle, flamengo, drejtori artistik i këtij festivali, Xhevdet Sahatxhija, tha se Grisha Goryachev është një nga kitaristët e paktë në botë që po ringjallin traditën e kitarës në stilin e flamengos.

Të ngjashme