“Paska shku muti të EDA” dhe “Krejt budallë ish muti”, janë dy mesazhe telefonike mes dy kardiologëve.
“Muti” – terminologji e re e mjekëve për pacientë – në këtë rast është një 78-vjeçar, i cili në vitin 2014 në mesnatë ishte dërguar në QKUK, në gjendje të rëndë shëndetësore e ekonomike, i cili gjatë betejës me zemrën ishte trajtuar si jashtëqitje nga ata që paguhen për të shpëtuar jetë.
Mijëra pacientë – të cilëve mjekët e akuzuar në rastin “Stenta” u referohen si “fakira”, “budallë” e “muta” – prej vitit 2011 kanë kaluar përmes repartit invaziv të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK. Shumë prej këtyre pacientëve këtë vit deponuan dëshmitë në Prokurorinë e Shtetit për trajtimin e tyre çnjerëzor.
Si pasojë, 65 persona u akuzuan për ryshfet, keqpërdorim të detyrës zyrtare e trajtim të pandërgjegjshëm profesional.
Krimi pretendohet se ka nisur nga koka. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, është pjesë e aktakuzës. (KohaDitore)