Arteta dëshiron një Arsenal me futbollistë spanjollë, gati 110 milionë për tre yjet e La Ligas

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Mikel Arteta ka marrë drejtimin e Arsenalit në dhjetor të vitit të kaluar, por qëllimi i tij është ta rindërtojë skuadrën londineze.

Tekniku spanjoll në verë pritet të bëjë disa ndryshime, ku do të largohen nga skuadra emra të mëdhenj për tu ripërtërirë ekipi.

Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja angleze The Sun, bosi i Topçinjve synon transferimin e tre talenteve të ri nga La Liga.

Topçinjtë kanë bërë gati 110 milionë euro për transferimin e treshes së talentuar spanjolle Marc Roca, Carlos Soler dhe Unai Nunez.

Për mesfushorin e djathtë të Valencias, Carlos Soler, Arsenali do të dërgojë një ofertë prej 40 milionë euro që besohet se është e mjaftueshme për Valencian.

Ndërkohë te Bilbao do të ishin të kënaqur me 30 milionë për ta lënë të lirë qendërmbrojtësin Unai Nunez t’i bashkohej londinezëve.

E për mesfushor defensivë si partner për Granit Xhakën, Arteta e dëshiron yllin e Espanyolit, Marc Roca.

23-vjeçari që kërkohet edhe nga Bayern Munich mund të largohet nga Espanyoli për 40 milionë euro.

Momentalisht te Arsenali luajnë dy futbollistë spanjoll dhe ata janë Hector Bellerin dhe Dani Ceballos që është i huazuar nga Real Madridi.

Kujtojmë që treshja e lartpërmendur ishin së bashku në Kombëtaren e Spanjës ku fituan kampionatin evropian për grupmoshat nën 21 vjeç vitin e kaluar. 

Të ngjashme