Menaxheri i ri i Arsenal, Mikel Arteta, është duke llogaritur në opsionin e largimit të Granit Xhakës nga skuadra.
Sipas DailyMail, spanjolli përveç tij është i gatshëm që të japë edhe 40 milionë plus për mesfushorin e Leicester City, Wilfred Ndidi, transmeton Klan Kosova.
Ai është duke e përpiluar një listë me emra me të cilët synon ta rifreskojë skuadrën.
Ndidi ka qenë pjesë përbërëse e Leicester sezonin e sivjetmë, duke u renditur deri tash në pozitën e dytë, pas Liverpool.
Ai në 20 paraqitje ka shënuar dy gola në të gjitha garat.