“Artistët e Evropës” në Mitrovicën e veriut shpalos jetët dhe veprat artistike para fëmijëve

Mitrovicë e veriut | 17 Maj 2023 | 16:53 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, ka organizuar punëtorinë “Artistët e Evropës” në Mitrovicën e veriut, raporton Ekonomia Online.

Aktivitete të tilla do të mbahen edh ditëve në vazhdim në Prishtinë, teksa kjo punëtori u cilësua shumë e rëndësishme sidomos për informimin e fëmijëve rreth artistëve evropianë.

Miljana Bulatoviq, drejtoreshë e qendrës kulturore “PKC Akvarijus”, tha se tematika e punëtorisë ishte artistët evropianë që ndryshuan botën, duke paraqitur mënyrën e tyre të jetesës dhe të punës.

Ajo tregoi se një ndër diskutimet ishte edhe rreth Pikasos, teksa tha se fëmijët nuk ia kishin idenë se si dukej artisti me famë botërore.

“Kjo punëtori ka tematikë artistet të cilët kanë ndryshuar botën në të kaluarën. Disa janë nga qytete të mëdha evropiane e disa nga më të vogla”.

“Kemi dashur ta paraqesim mënyrën se si njerëzit jetojnë, punojnë sepse shumë fëmijë të rijnë nuk e dinë se si duken artistët.  Këtu diskutuam për historinë e Pikasos, por askush nuk e dinte se si dukej ai. Është shumë e rëndësishme që fëmijët ta dinë identitetin e një artisti të famshëm si ai. Mendoj se kjo punëtori ishte e rëndësishme për t’iu treguar atyre për krijimin e artit, por edhe jetën personale të artistëve”, tha Bulatoviq.

Të ngjashme