Artistët e Rahovecit i dhurojnë muzeut bustet e Tonit dhe Micit

Prishtinë | 27 Kor 2016 | 16:31 | Nga

Shoqata e artistëve figurativ “Art Studio” i dhuroi sot muzeut komunal të Rahovecit bustet e heronjve të Kosovës Xhelal Hajda- Toni dhe Selajdin Mullabazi- Mici.

Bustet janë punuar nga artistët rahovecian në vitin 2009 dhe i kanë paraprirë ngritjes së shtatoreve të këtyre dy heronjve që janë vendosur në parkun e qytetit në Rahovec.
Bustet janë punuar vullnetarisht nga artistët Selami Haxhijaha, Ruzhdi Hoxha, Naim Kafexhiu dhe Florent Pista.

Për punën e bërë artistët nuk kanë kërkuar asnjë.

Artistët thanë se këta heronj e kanë vendin aty ku njerëzit mund ti shohin dhe ne kemi vendosur që bustet të ekspozohen pikërisht në këtë hapësirë.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Gardalin Shtavica tha se bustet fillimisht do të vendosen në hapësirën e bibliotekës komunale “Sulejman Krasniqi”, pasi që hapësira e muzeut komunal pritet ti nënshtrohet një ristrukturimi të hollësishëm.

Pas ri-rregullimit të muzeut bustet do të vendosen përfundimisht në muze, tha drejtori Shtavica.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme