Organizata “Artpolis”, ka organizuar marshin “Stop Femicidit! #BollMa” dhe performancën artistike “Hope Bubble”, raporton Ekonomia Online. Aty u tha se vrasja e grave e dhuna sistematike e patriarkatit duhet të marrë fund, madje u konstatua se jeta e grave cenohet çdo ditë, në shtëpi, në rrugë, në punë, në hapësira publike e private.
Sipas organizatorëve është momenti i fundit që institucionet dhe shoqëria ta trajtojë me seriozitetin më të lartë vrasjen e grave e dhunën ndaj tyre, dhe të dënojë maksimalisht kriminelët përkitazi me ligjin.
Nertila Qarri Gërguri, menaxhere Artpolis, tha se kërkojnë drejtësi për Liridona Ademaj, dhe për të gjitha gratë e vrara. Ajo shtoi se është momenti i fundit ku institucionet tona të trajtojnë më seriozitet të lartë vrasjen e grave.
Ndër të tjera ajo tha se është momenti i fundit për të sjellë drejtësi dhe barazi, duke i dhënë fund patriarkatit dhe shtypjes.
“Sot kërkojmë drejtësi për Liridonën, e për të gjitha gratë e vrara kërkojmë dënim maksimal për kriminelet, është momenti i fundit ku institucionet tona dhe shoqëria ta trajtojë më seriozitet të lartë vrasjen e grave dhe dhunën sistemike dhe të shumëfishtë ndaj tyre, vrasja e Liridona Ademajt ka shpërfaqur fytyrën e vërtet të sistemit patriarkal. Nëse ndokush deri më tash ka pasur dyshime femicide nuk ekziston në Kosovë, vrasja e Liridonës është rast puro femicid”.
“Është momenti I fundit të sjellim drejtësi, e barazi gjinore dhe është momenti i fundit t’i japim fund patriarkatit, e bashkë më të edhe shtypjes”.