Real Madrid është duke kaluar një periudhë të vështirë.
Real Madrid nuk e ka filluar mbarë sezonin e ri.
“Los Blancos” janë duke u ballafaquar me kritika edhe pas humbjes 3:0 në udhëtim tek Paris Saint-Germain në duelin e parë në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.
E përditshmja sportive madrilene “AS” ka bërë një analizë të skuadrës nga Santiago Bernabeu dhe shkruan se problemi kryesor qëndron te mesfusha, përcjell lajmi.net.
Lëndimet e disa futbollistëve kanë lënë trajnerin Zinedine Zidane me opsione të kufizuara.
Mirëpo, mungesa e një blerjeje të madhe në mesfushë – ku kërkohej Paul Pogba – po ashtu ka bërë që Real Madrid të ketë probleme gjatë këtij fillim sezoni.