Asamblistët e Kuvendit komunal nga opozita në Lipjan sot do të mbajnë një marsh protestues paqësor në mbrojtje të fjalës së lirë dhe sulmit ndaj gazetarëve që sipas tyre po i bënë ekzekutivi i komunës së Lipjanit.
Marshi do të ketë këto moto ’Ndalni sulmet ndaj gazetarëve!;Mos e vritni lirinë e shprehjes!; Shkruaj, mos u frikëso!;Ndëshkimi vret lirinë e shprehjes!;Jemi shtet demokratik!
Marshi po organizohet pas rastit të Agim Ademit, gazetar i Kohës Ditore, i cili thotë se ëshë kërcënuar nga drejtori i Administratës në këtë komunë.
Për këtë rast ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke thënë se e dënon kërcënimin dhe gjuhën banale të zyrtarit Avni Olluri, drejtor i Administratës në Komunën e Lipjanit, ndaj gazetarit të “Kohës Ditore”, Agim Ademi.