Daut Haradinaj, kandidatë për deputetë nga koalicioni AAK-PSD tha se radhëve të kësaj partie në Deçan iu është bashkuar asamblisti i LDK-së, Besnik Hulaj.
“Radhëve të AAK-së për shtet 100% ju bashkua asamblisti i LDK-së në Deçan së bashku me shumë anëtarë dhe bashkëvendës”.
“Suksese Besnik Hulajt dhe gjithë atyre që na nderuan me besimin e tyre në rrugën tonë të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.