Asamblisti i PDK-së sulmon kryesuesin e Kuvendit komunal të Prizrenit, reagon KDI

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 15:47 | Nga

Asamblisti i PDK-së në Prizren, Bardh Avdaj e ka sulmuar me shishe kryesuesin e Kuvendit të komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, raporton KP.

Ky sulm fizik ndaj Abrashit ka ndodhur gjatë mbajtjes së seancës së Kuvendit Komunal të Prizrenit.

E këtë rast e ka dënuar Instituti Demokratik i Kosovës – KDI, që thotë se sulmet e tilla verbale e fizike janë shqetësuese.

Përmes një komunikate për media KDI thotë se, “punimet e seancës së Kuvendit Komunal të Prizrenit të 31 korrikut nga diskutimet kanë degraduar në sulme verbale dhe fizike, në mes asambleistit të PDK-së, Bardh Avdaj dhe kryesuesit të Kuvendit, Artan Abrashi. Veprimet dhe përplasjet e anëtarëve të Kuvendit të Komunës në seancën e sotme bien ndesh me vlerat dhe normat demokratike në të cilat duhet të zhvillohen punimet e Kuvendit”.

KDI shton se angazhimi i anëtarëve të kuvendit duhet të jetë në përfaqësimin e interesave, ngritjen e çështjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve, andaj çdo tejkalimi i këtij parimi shkel mandatin dhe përgjegjësinë e këshilltarit si përfaqësues i qytetarëve.

KDI u bën thirrje anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prizrenit të përmbahen nga gjuha denigruese, sulmet verbale dhe fizike. Njëkohësisht kërkon nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës të vë në përdorim respektimin e plotë të Rregullores së punës dhe të ndërmarrë masa adekuate ndaj anëtarëve të këtij institucioni që përdorin gjuhë denigruese dhe sulme verbale dhe fizike ndaj anëtarëve të kuvendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme