Duke pasur parasysh se Real Madrid ka pësuar ndryshime shumë të rëndësishme në krahasim me sezonin e kaluar, nën menaxhimin e Julen Lopetegui, Marco Asensio mund të provojë të jetë sulmuesi qendror që po kërkojnë.
Sipas Marca, pasimet e shpejta, presioni dhe shpejtësia janë ato që e bëjnë një sulmues të suksesshëm, e ky lojtar i ka të gjitha.
Asensio është ndër lojtarët më të mirë, në ndeshjet e luajtura me Real Madrid, në International Championship.
Mirëpo nuk është për tu habitur pasi këtë pozitë Asesnsio e kishte provuar edhe me ekipin kombëtar.
Ndoshta Asensio mund të zëvendësoj edhe 50 golat e premtuara për çdo sezon nga Cristiano Ronaldo, ose si nëntë apo nëntë fals , bënë me dije Marca, transmeton Klan Kosova.
Edhe pse nga Uellsiani, Gareth Bale pritet shumë këtë sezonë, Asensio mund të jetë befasia e radhës.
Në ndeshjen e fundit kundër Juventus në këtë kompeticion, Real Madrid fitoj me dy golat e Asensios dhe golin e Bale. Ndërsa ndeshja u mbyll me rezultat 3 me 1.