Komuna e Malishevës ka njoftuar se sot ka asfaltuar afro një kilometër rrugë në fshatin Kijevë.
Asfaltimin e dy rrugëve në Kijevë, sot e kanë parë nga afër kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi, të cilët janë takuar edhe banorët, që jetojnë në këto dy rrugë.
“Ne po mundohemi, që brenda mundësive tona buxhetore, investimet t’i drejtojmë në përmirësimin e jetesës dhe në shërbim të qytetarëve tanë, e në kuadër të kësaj, edhe këto rrugë Kijevë, janë në shërbim të banorëve që jetojnë në këto dy rrugë, në mënyrë që lëvizja e tyre të jetë më lehtë”, tha Begaj.
Drejtori komunal për urbanizëm, Islam Vrenezi, ka sqaruar se këto dy rrugë kanë një gjatësi prej afro një kilometër dhe financohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.