Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka inspektuar punimet për ndërtimin e rrugës për në varrezat e reja të përbashkëta të fshatrave Vinarc e Gushafc, në një gjatësi prej afër 1.800.000 metra, që buxhetit të komunës do t’i kushtojë rreth 170.000 euro, thuhet në komunikatën e komunës së Mitrovicës.
Bahtiri me këtë rast kërkoi nga kompania punë kryese “Bajraktari”, që t’i kryejë punët në mënyrë cilësore dhe që t’i respektojë afatet e kontratës, përkatësisht që ajo të kryhet para Bajramit të Madh, gjë që edhe punëkryesi u dakordua se do të bëhet.
Ndërkaq, banorëve të Vinarcit, ai iu tha se përveç që tani tutje ata dhe banorët e Gushafcit, që janë dakorduar që varrezat t’i kenë të përbashkëta në një hapësirë të mjaftueshme për dekada, do të kenë shumë më lehtë që t’i varrosin familjarët e tyre pasi që rruga që lidh edhe shumë shtëpi të lagjeve përgjatë saj, do t’ua mundësojë që ta bëjnë jetën më të lehtë dhe të komunikojnë pa probleme me qytetin.