Ashton: Bashkësia Ndërkombëtare ka rol kyç në marrëveshjen përfundimtare Kosovë – Serbi

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Roli i Bashkësisë Ndërkombëtare është vendimtar për përmirësimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Kështu ka thënë ish-kryesuesja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton duke shtuar se shpreson të arrihet një marrëveshje mes dy palëve.

Ashton ka theksuar se mbështetja ndërkombëtare është e rëndësishme për të dyja palët, pasi sipas saj duhet të ndihmohet në implementimin dhe zbatimin e marrëveshjeve, transmeton lajmi.net.

“Unë shpresoj se ne do të takohemi së shpejti me udhëheqësit e dy vendeve dhe bashkësinë ndërkombëtare, kur marrëveshja të arrihet”, është shprehur ajo.

Tutje, ajo ka treguar se nuk ishte e lehtë të bindte palën serbe dhe atë kosovare për të negociuar dhe nënshkruar marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013.

Sipas saj, ministrat e Jashtëm të asaj kohe, Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi ishin të shqetësuar në lidhje me negociatat mirëpo të vendosur për të përfaqësuar në mënyrë efektive njerëzit e tyre.

Të ngjashme