Asistentja personale e Ivanka Trump ka rezultuar pozitive me Coronavirus

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Ndihmësja e Ivanka Trump ka rezultuar pozitive me coronavirus, mes stafit tjetër të Shtëpisë së Bardhë.

Ndihmësja personale e Ivanka Trump është ndër personat e fundit në Shtëpinë e Bardhë që ka rezultuar pozitive me coronavirus, shkruan CBS News.

Megjithatë, mendohet se ky rast nuk ka rrezik për vajzën e presidentit Donald Trump, pasi ato nuk ishin takuar prej disa javësh.

Asistentja ishte asimptomatike, ndërsa Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner rezultuan negativë pas testeve të kryera ditën e premte.

Sekretarja e shtypit e zëvendës presidentit Pence, Katie Miller, testoi pozitiv këtë javë, si dhe një personel tjetër i Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telergafi.

Shtëpia e Bardhë insiston se po merr masa paraprake, por presidenti Donald Trump nuk u pa duke veshur një maskë në një ceremoni për veteranët e Luftës së Dytë Botërore

Të ngjashme