ASK: Më pak thëngjill i prodhuar në shtator 2023 sesa në shtator 2022

Prishtinë | 22 Nën 2023 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Energjisë” për muajin shtator 2023
me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin
dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë muajit shtator të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 459.78 GWh, kurse
konsumi i energjisë elektrike ishte 359.99 GWh ose 14,3% më i madh, krahasuar me muajin e
njëjtë të vitit paraprak (Shtator 2022).
Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 10,9%.
Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.02 mijë ton, ose 28,6% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit
paraprak.
Pasqyra e prodhimi, konsumit dhe raporti i energjisë elektrike në Shtator 2023 me Shtator 2022.

Të ngjashme