ASK: Në mars, nga skema e ndihmës sociale përfituan 25 736 familje

Prishtinë | 22 Pri 2022 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për muajin mars 2022.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit mars 2022: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 736 familje me gjithsej 101 856 anëtarë dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 682 familje.

Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 148 196 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 49 757 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 477 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 68 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 964 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 237 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 636 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 733 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17 584 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 741 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 239 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës janë 37 006 përfitues.

Ndërsa gjatë muajit mars 2022 nuk është raportuar asnjë rast i fëmijëve të braktisur.

Të ngjashme