ASK publikon Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin Mars 2024

Prishtinë | 11 Pri 2024 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,3%
në muajin mars 2024, krahasuar me muajin mars 2023. Inflacioni mujor ishte -0,3% në muajin mars
2024.

Mars 2024 / Mars 2023 2,3 %

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,3
% në muajin Mars 2024 krahasuar me muajin Mars 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen
e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pajisjet telefonike
dhe të telefaksit (15,6%), pushime të organizuara (14,5%), energjia elektrike (13,2%), pijet alkoolike
(10,7%), pemët (9,8%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (9,8%), peshqit (9,1%), mallrat
dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (7,8%), sheqeri, reçeli,
mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (6,7%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet
(6,7%), shërbimet për transport (5,9%), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret
(5,1%), kafja, çaji dhe kakao (5,0%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (4,8%), shërbimet
rekreative dhe kulturore (4,3%), prodhimet ushqimore (3,8%), kujdesi personal (3,7%), shërbimet
financiare (3,7%), mbrojtja sociale (2,8%), duhani (2,7%), shërbimet hoteliere (2,2%), shërbimet
ambulantore (2,2%), perimet (1,5%), mishi (1,3%), pajisjet audio-vizuale, fotografike për përpunimin
e informatave (1,2%), dhe me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,6 për qind në
IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët (-
5,4%), vajrat dhe yndyrat (-5,0%) dhe karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal
(-0,7%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,3 për qind në IHÇK-it.

Mars 2024 / Shkurt 2024 -0,3 %

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej -0,3% në
muajin mars 2024 krahasuar me muajin shkurt 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e
çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: energjia elektrike (-5,7%), shërbimet për transport
(-1,8%), këpucë (-1,4%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-1,0%),
qumështi, djathi dhe vezët (-0,9%), perimet (-0,8%), përdorimi i pajisjeve për transport personal (-

0.8%), pemët (-0,7%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (-0,5%), pijet alkoolike (-0,3%)
dhe mishi (-0,2%), dhe me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,4 për qind në
IHÇK-it.

Ndërsa ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: veshje (2,3%) me një ndikim prej 0,1
për qind në IHÇK-it.

Të ngjashme