Qeveria britanike ka njoftuar se klubet duhet të qëndrojnë të mbyllura “duke respektuar këshillat e fundit shkencore për ta kontrolluar virusin”.
Muzikantja dhe DJ ka thënë për “BBC Radio 6 Music” se kultura e klubeve duhet të mbrohet më mirë.
“Ka mungesë udhëheqjeje në krye, që do të thotë se industritë e caktuara janë mbështetur dhe pastaj pjesa tjetër janë injoruar plotësisht”, ka thënë ajo. “Skena dhe klubet muzikore elektronike janë definitivisht pjesë e madhe e fuqisë sonë kulturore dhe ekonomike dhe udhëton anembanë botës globalisht. Vërtet mendoj se jemi lënë për t’u qelbur në një qoshe, kështu që është mirë të shohësh që ngjarjet dhe artistët janë duke u munduar ta nxisin këtë – me lëvizjen ‘Let the Music Play’ – duke u munduar për ta vënë në pah gjendjen e keqe të ngjarjeve dhe të artistëve të pavarur si unë”.
Fushata ‘Let the Music Play’ ka parë një letër të hapur të nënshkruar nga 1500 artistë në korrik, duke bërë thirrje për mbështetje për skenën muzikore të Britanisë së Madhe, transmeton KOHA.
“Gjithë çka mund të bëjmë është të vazhdojmë valëvitjen e një flamuri dhe të themi: “Edhe ne duam mbështetje”, ka thënë ajo për prezantuesen e 6 Music, Georgie Rogers.
Qeveria ka krijuar Fondin për Rimëkëmbje të Kulturës prej 1.57 miliardë funtesh, por ka pasiguri rreth asaj se sa gjatë do të duhen këto para dhe ku do të shkojnë. Komentet e Sister Blissit vijnë në Ditën e Artistëve të Pavarur të 6 Music, duke shikuar efektet e pandemisë në fushën e muzikës së pavarur.
Si përgjigje, një zëdhënëse e qeverisë ka thënë: “E dimë se është një periudhë shumë e vështirë për klubet e natës, por ato duhet të qëndrojnë të mbyllura tani për tani, duke zbatuar këshillat e tanishme shkencore për ta mbajtur nën kontroll virusin”.
“Vazhdojmë të lidhemi me përfaqësuesit e industrisë dhe t’i dëgjojmë shqetësimet e tyre. Gjatë gjithë pandemisë, klubet e natës kanë qasje në pakon e padëgjuar të mbështetjes nga qeveria për t’i ndihmuar bizneset, ku përfshihen lehtësimi i normave të biznesit, shtyrja e taksave, “Coronavirus Job Retention Scheme” dhe miliarda të paguara në rimbursime dhe grante”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë britanike.
Përderisa klubet qëndrojnë jashtë lojës, disa ngjarjeve u është mundësuar të qëndrojnë të hapura dhe të mbijetojnë.