Asllanaj: Zona industriale e Suharekës pret licencimin

Suharekë | 02 Mar 2017 | 10:07 | Nga

Licencimi i Zonës Industriale ne Shirokë të Suharekës, pritet të bëhet shumë shpejt. Ka mbetur vetëm akti i nënshkrimit, ngase procedurat tjera, ndonëse me shumë vështirësi tani janë kryer.

E për të njoftuar afaristët që zhvillojnë bizneset e tyre në këtë zonë, kryetari i komunës Sali Asllanaj, ka ftuar ata në një takim informues.

“Ky takim ka karakter informues për të dy palët: t’iu njoftojmë me zhvillimet e fundit rreth licencimit të Zonës Industriale në Shirokë dhe ju të na informoni lidhur me kërkesat tuaja si dhe propozimet që keni për krijimet e kushteve sa më të mira për zhvillimin e bisnesit në këtë Zonë”.

“Do të doja që të marrë edhe vlerësimin rreth reflektimit në biznesin tuaj, të politikave fiskale që po i udhëheqë Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave. Unë mendoj që me licencimin e Zonës Industriale, do të përfitojmë investime më shumë nga Qeveria e Kosovës,mirëpo kemi pas vështirësi të mëdha derisa sa kemi arritur këtu ku jemi. Pra presim vetëm nënshkrimin e licencimit, i cili mund të bëhet që nesër”,ka thënë kryetari Asllanaj, gjatë takimit me biznesmen nga Komuna e Suharekës.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis, Kushtrim Kicaj, ka kërkuar nga afaristët të thonë mendimet e tyre se cilës pjesë ata kërkojnë t’i japin prioritet.

“Ku ka nevojë të investohet më shumë? Ju jeni ata që më së miri e dini këtë punë. Ne e dimë që në Zonën Industriale ka nevojë me investuar shumë, por ne do të investojmë në faza dhe në vite, ashtu siç përfitojmë mjete nga Ministria dhe ashtu siç ndajmë mjete ne si Komunë”.

Pas diskutimeve dhe interesimeve nga ana e përfaqësuesve të bizneseve u konkludua se më së shumti ka nevojë për rritjen e kapaciteteve të rrjetit elektrik, për një tension të energjisë më të mirë dhe më stabil, për këtë u tha të bisedohet me përfaqësues të KEDS-it si dhe u kërkua që të investohet edhe në infrastrukturë rrugore.

Ndërsa u përshëndet edhe lavdërua puna e Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Financave me zhvillimin e politikave fiskale në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme