Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard më në fund po mendon largimin nga klubi.
Belgu nuk ka arritur për asnjë moment të përmbushë pritshmëritë e drejtuesve dhe tifozëve dukeqenë gjithmonë zgjedhje e dytë pas Vinicius Jr.
Mësohet se Hazard është lodhur tanimë nga kjo situatë që po shoqëron dhe po mendon largimin në verë nga “Santiago Bernabeu”.
Sulmuesi ka hasur edhe shumë probleme fizike ku gazetari Sacha Tavolieri raporton se stafi mjekësor kishte rekomanduar një operim të ri për Hazard, por ishte presidenti Florentino Perez kërkoi ta tejkalojnë operimin, me dëshirën që ta shesë në verë.
🚨 Eden #Hazard veut quitter le #RealMadrid.
— Sacha Tavolieri (@sachatavolieri) January 16, 2022
Sa situation sportive trouve aussi écho à sa situation médicale : Alors que le staff médical préconisait une nouvelle opération, le président Florentino Pérèz a insisté pour l’éviter… Souhaitant le faire jouer pour le vendre. #mercato pic.twitter.com/iXYMixJC2u