Asnjë mjet shpërthyes në dhe përgjatë hekurudhës në Mitrovicë

Prishtinë | 15 Jan 2017 | 14:39 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka kontrolluar të gjithë zonën e binarëve në Veri dhe asnjë mjet shpërthyes nuk është gjetur.

Kështu kanë thënë zyrtarë të Policisë së Kosovës në konferencën e mbajtur sot, ku u raportua në detaje rreth intervenimit të djeshëm që ka të bëjë me veprimet policore të realizuara në pikën kufitare Jarinjë të Mitrovicës.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, si dhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, në konferencën e mbajtur konfirmuan se janë krejtësisht të pavërteta raportimet e mediave serbe se është përgatitur sulm terrorist dhe se ka mjete shpërthyese në binarët ku do të qarkullonte treni i nisur nga Beogradi për në Mitrovicë.

Policia e Kosovës poashtu ka bërë të ditur që nuk ka pasur asnjë incident të mundshëm gjatë operacionit të djeshëm derisa pohuan se të gjitha veprimet policore të realizuara janë bërë vetëm nga policia, dhe nuk ka pasur ndihmë nga KFOR-i apo Policia e EULEX-it.

‘’Kemi bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in. Por, ata janë reaguesit e dytë dhe të tretë; dhe në rastin e djeshëm nuk qe e nevojshme ndërhyrja e tyre. Të gjitha operacionet i ka realizuar Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante’’.

Policia e Kosovës ka siguruar të gjithë qytetarët e saj se gjendja në mbarë vendin është stabile.

Të ngjashme