Asnjë pushtet tanimë nuk mund të shesë pluhur, Kosova po kthehet në një vend pa shpresë

Prishtinë | 19 Mar 2023 | 18:04 | Nga Muhamet Spahiu

Kushdo që do të jetë në pushtet, tani më pluhuri nuk shitet. Nuk ka më me qu pluhur.

Çdo ditë e humbur duke mos u marrë me ekonominë, me theks punësimin dhe me çdo hallkë të ndërlidhur si arsimi dhe shëndetësia, nuk është më “mosmenaxhim”, as “keqmenaxhim”, është shkatërrim.

Kosova është zbrazur nga punëkërkuesit, përfshi të pakualifikuarit dhe profesionistët.

Kosova është kthyer në një vend pa shpresë. Është rrezik me u shu gjithçka. Zgjohuni nga pangopësia e kryeni obligimet e juaja ndaj shtetit.

Kosova është çliruar më 99-tën. Ende gjithçka është e freskët.

Tash vlen vetëm një vlerësim për secilin pushtet: Sa mirë, apo sa keq e kryen obligimin e tyre!

Të ngjashme