Komuna e Malishevës ka njoftuar se nuk ka asnjë rast me ethe hemorragjike në këtë komunë.
Sipas një njoftimi për media, shtabi komunal për menaxhimin e situatës pandemike me ethe hemorragjike krime kongo (EHKK) në Komunën e Malishevës, në mbledhjen e mbajtur sot, e ka vlerësuar të qetë situatën me EHKK dhe nën kontroll.
Në takimin e drejtuar nga krytetar i shtabit, Liridon Hoti, ndërsa nga anëtarët e shtabit, u shpreh shqetësimi për mos realizimin e repelimit të kafshëve, proces i cili në vitet e kaluara, ka luajtur rol të madh, pasi repelimi konsiderohet si një proces i cili ndërpret ciklin e rriqrave dhe bartjen e tyre nga fusha.
Po ashtu, sipas shtabit, deri më tani, procesi i dezinsektimit të zonave endemike është duke shkuar mirë, pavarësisht ndërprerjeve të herëpashershme, për shkak të kushteve atmosferike.