Asnjë viktimë e tetë raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 8 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i MSH’së:

08 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 999 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.440.

Në total numri i rasteve aktive është 462.

Të ngjashme