Shpeshherë nuk arrin të vërehet faza e hershme e kancerit të mushkërive.
Ky lloj kanceri zakonisht diagnostikohet kur është në fazë të avancuar. Sipas Cancer.org, kanceri i mushkërive është i dyti më i zakonshmi në mesin e burrave dhe grave, transmeton lajmi.net.
Gratë rrezikohen më shumë nga ky lloj kanceri sesa meshkujt.
Por, shërimi prej tij mund të bëhet nëse vërehet në fazë të hershme. Jini të vetëdijshëm për këto simptoma të hershme, të cilat janë listuar më poshtë:
– Kollitja e vazhdueshme
– Ndryshimi në kollitje
– Ndryshimi në frymëmarrje
– Dhimbja në gjoks
– Gulçitja
– Ngjirja e zërit
– Humbja e peshës
– Dhimbjet në eshtra
– Kokëdhimbjet
– Infeksionet e shpeshta
– Probleme në gëlltitje
Në rast se vëreni ndonjërën nga këto simptoma, paraqituni tek mjeku përpara se të bëhet vonë!