Dje është raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dorëzojnë një pako me katër pika Serbisë që lidhet me Kosovën.
Mediumi që raportoi për të “Vecernje Novosti”, thotë se kjo pako do të jetë shumë sfiduese për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Pas lajmit për pakon bëhet e ditur edhe përmbajtja e saj, përcjell Klan Kosova.
“1. Që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të ketë kompetenca ekzekutive. 2. Ky asociacion të jetë i lidhur me institucionet e Kosovës për një zëvendëskryeministri që do të jetë nga komuniteti serb. 3. Serbia ta lejojë Kosovën që të anëtarësohet nëpër organizata ndërkombëtare 4. Në këmbim të kësaj Serbisë t’i hapet dera për në BE dhe që të ketë përkrahje nga SHBA në arenën ndërkombëtare në fushat si ekonomia dhe politika”.
Hapja e kësaj pakoje lidhet me vizitën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell.