Ekipi Menaxhues për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe u takua sot me drejtorët e qendrave për punë sociale nga vende të banuara me shumicë serbe në kuadër të procesit të hartimit të projekt-statutit të AKS-së.
Përfaqësuesit e institucioneve të kujdesit social kanë theksuar në takimin se është e nevojshme që Bashkësia e Komunave Serbe ta ketë mbikëqyren e plotë të institucioneve në rrjetin ekzistues të qendrave për punë sociale që kanë përvojën e dekadave të gjata në këto vende, dhe se duhet të mbetet e lidhur me sistemin social në Serbinë qendrore.
Përveç kësaj, Asociacioni, sipas vlerësimit të tyre, për të përmbushur plotësisht pikësynimin e ekzistencës së saj, duhet të ketë edhe të drejtën e themelimit të institucioneve të mirëqenies sociale.
Bashkëbiseduesit u dakorduan që vendosja e kësaj fushe nën kompetencën e AKS-së është një kusht për mbijetesën e një numri të madh të serbëve në Kosovë.
Anëtarët e Ekipi Menaxhues kanë theksuar se do t’i kushtojnë vëmendje të veçantë këtij aspekti të hartimit të projekt-statutit të Bashkësisë së Komunave Serbe.