Asociacionit i universiteteve flet për gjendjen e arsimit në Ballkan

Prishtinë | 27 Mar 2017 | 13:08 | Nga

Në Sofie të Bullgarisë, më 24 dhe 25 mars të këtij viti, është mbajtur Konferenca e 3-të e Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit. Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe rektori i Kolegjit Universi, Dugagjin Sokoli, si bashkëthemelues i këtij Asociacioni.

Me organizim të Universitetit të Sofies “Shën Klimenti i Ohrit”, një grup i larmishëm dhe dinamik i Rektorëve të Balkanit kanë dhënë një pasqyrë të gjendjes së edukimit në Ballkan, si dhe modelet e angazhimit, të veprimeve praktike, metodave dhe mekanizmave të cilat i kanë përdorur universitetet e ndryshme, dhe se si këto modele mund përdoren nga i gjithë komuniteti akademik i Ballkanit.

Konferenca e 4-të e Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit, do të mbahet në Univesitetin e Tetovës gjatë vitit akademik 2017/2018.

Të ngjashme