AstraZeneca aplikon për autorizimin e vaksinës nga BE-ja

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

AstraZeneca aplikoi te Bashkimi Evropian për autorizimin e vaksinës anti-COVID-19, që kjo kompani farmaceutike britanike e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të martën se opinionin për autorizim të kushtëzuar të vaksinës mund ta lëshojë deri më 29 janar.

Nëse miratohet nga EMA dhe aprovohet zyrtarisht nga Komisioni Evropian, ajo do të bëhet vaksina e tretë kundër sëmundjes COVID-19, që do të jetë e disponueshme në vendet e BE-së.

Dy vaksinat e miratuara tash për tash janë Pfizer/BioNTech and Moderna.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se aplikimi i AstraZenecas është një “lajm i mirë”.

“Sapo vaksina të marrë një opinion pozitiv shkencor, ne do të punojmë me shpejtësi të plotë për ta autorizuar përdorimin e saj në Evropë”, shkroi von der Leyen në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme