Ata që u përjashtuan nga testi në ditën e parë s’lejohen të hyjnë në ditën e dytë të Testit të Maturës

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 08:54 | Nga

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) njofton se nxënësit të cilët janë përjashtuar nga testi në ditën e parë (afati i parë) nuk u lejohet që të marrin pjesë gjatë pjesës në ditën e dytë të testit.

Vendimi i KShM-së bazohet në vendimin nr. 329/01B të datës  03.05.2018 të ministrit të Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi.

KShM po ashtu bënë të ditur se ndaj personave që nuk e përfillin këtë vendim do të merren masa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme