Pas shumë diskutimesh, Atalanta ka marrë më në fund vendimin final për të ardhmen e Etrit Berishës.
Drejtuesit e klubit do të blejnë përfundimisht kartonin e portierit shqiptar nga Lazio, duke larguar çdo dyshim mbi të ardhmen e tij.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane sipas të cilave, Atalanta dhe Lazio kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin përfundimtar të Berishës për vlerën e 5 milionë eurove.
Tashmë çështja është zgjidhur përfundimisht dhe Atalanta do ta bëjë zyrtare marrëveshjen ditën e hënë.