Një krim i tmerrshëm ka ndodhur para disa ditësh në Fushë Krujë.
Në këtë ngjarje tragjike u vranë tre të rinj, Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.
Sipas raportimeve ata u ekzekutuan me 100 plumba kallashnikovi.
E lidhur me këtë ngjarja ka folur njëri nga të dyshuarit Ramazan Raja.
Ai për News 24 tha se nuk ka lidhje me këtë krim, transmeton Klankosova.tv
“Nuk kam asnjë lidhje me krimin, ndodhem jashtë vendit. Për shtatë muaj kam qëndruar vetëm tre ditë në Shqipëri kur kam vizituar familjen. Policia po më akuzon padrejtësisht për çdo krim.Dua të shtoj se po sulmohem vetëm për arsyen se jam nipi i një deputeti, se kuptoj arsyen për çfarë”- tha ai.
Prokuroria ka kërkuar të dëgjojë dëshminë e tij lidhur me rastin.