Atentati me 4 viktima në Shkodër, arrestohen 4 policë

Prishtinë | 20 Nën 2024 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Janë arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) 4 punonjës të Policisë së Shkodrës.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre në lidhje me atentatin e 30 tetorit në lagjen Drobraç, ku mbetën të vrarë 4 persona, mes tyre edhe Hamza Lici.

Arrestimi i efektivëve të repartit “Shqiponja” ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, shkruan A2 CNN.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka ekzekutuar  Urdhërat e ndalimit caktuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ndaj 4 punonjësve të policisë, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre “ pasi nuk kanë rrespektuar procedurat standarde të “Sigurimit të vendit të ngjarjes” dhe shoqërimit për identifikim të personave të gjetur në vendin e ngjarjes. Inspektor B. K., dhe V.L., përkatësisht 45 dhe 33 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme e Forcës së Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër. Inspektor J. S., dhe M.M., përkatësisht 31 dhe 33 vjeç me detyrë Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër. Urdhëri i ndalimit vjen pas referimit të bërë nga Drejtoria Rajonale e AMP – së, në lidhje me ngjarjen kriminale të datës 30 tetor, në lagjen Dobraç të Shkodrës, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit tip Benz S-Class, në të cilin udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., si dhe një person tjeter i paidentifikuar”, njofton AMP.

TË ARRESTUARIT:

Blerim Kurmetaj

Viktor Logu

Juljan Sterkaj

Marte Martini

Të ngjashme