Athina zyrtare reagon për Fredi Belerin

Prishtinë | 18 Maj 2019 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Jashtme greke ka publikuar një reagim lidhur me ndalimin e kandidimit për zgjedhjet e 20 qershorit të Fredi Belerit.

Beleri është gjetur në shkelje të ligjit të dekriminalizimit, për shkak se rezulton i dënuar nga Gjykata e Athinës në vitin 1999 për armëmbajtje pa leje, por edhe nga Gjykata e Vlorës në vitin 2006 për thirrje urrejtjeje nacionaliste.

“Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri për të mos lejuar kandidimit e zotit Beleri është tepër shqetësues.

Me sa jemi në dijeni deri më tani ky vendim nuk ka bazë ligjore. Jemi duke ndjekur zhvillimet dhe jemi të gatshëm të ndihmojnë përfaqësuesit e minoritetit”, thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme