ATK dhe Avokatura Shtetërore nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë | 16 Pri 2019 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Drejtori  i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Avokati i Përgjithshëm Shtetëror Sami Istrefi, kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i të drejtave dhe detyrimeve të palëve në zbatimin e obligimeve që rrjedhin nga Vendimi i Qeverisë nr. 03/44, përkatësisht bartjen e lëndëve të regjistruara dhe delegimin e kompetencave dhe përgjegjësive të përfaqësimit nga ASH tek ATK.

Sipas marrëveshjes se nënshkruar palët pajtohen që në ditën e nënshkrimit të kësaj marrëveshje Avokatura Shtetërore i delegon kompetencat dhe përgjegjësitë e përfaqësimit ATK-së kudo që kjo e fundit është palë në procedura administrative, gjyqësore, jo-gjyqësore dhe të arbitrazhit në të gjitha nivelet. 

Bashkëpunimi mes ATK-së dhe ASH-së deri më tani ka qenë në nivelin e duhur dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhëm,  çdoherë kur është e nevojshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme