ATK dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit mbajnë takim me institucionet publike

Prishtinë | 15 Mar 2023 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Drejtori Ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), zt. Ilir Murtezaj së bashku me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, përkatësisht U.D. Kryeprokurori i Shtetit, z. Besim Kelmendi, mbështetur nga Zyra e UNDP në Kosovë, përmes Projektit SAEK III, kanë mbajtur takim të përbashkët me akterët institucional të Republikës së Kosovës për intensifikimin dhe bashkërendimin në funksion të zhvillimit të platformës për hetime penale mbi të dhënat inteligjente, e cila platformë derivon nga marrëveshja e përbashkët ndërmjet ZKPSH-së dhe ATK-së. 

Kjo marrëveshje ka për synim ndikimin pozitiv në zvogëlimin e nivelit të korrupsionit në Kosovë, duke forcuar mekanizmat e monitorimit dhe mbikëqyrjes së institucioneve për të kryer funksionin e tyre në mënyrë efikase, transparente dhe të përgjegjshme.

Në kuadër të kësaj, platforma për hetime penale mbi të dhënat inteligjente mundëson shkëmbim e informatave që gjenden në databazat e institucioneve tjera të Kosovës, në mënyrë që të përshpejtohen procedurat hetimore për rastet e korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimit financiar, që do të mundësonte luftimin efikas dhe efektiv të veprave penale.

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë udhëheqës të institucioneve publike nga: Administrata Tatmirore e Kosovës (ATK), Banka Qendrore e Kosovës (BQK), Dogana e Kosovës, Agjencia e Regjsitrmit Civil, Agjencia Kadastrale, Departamenti i Tatimit në Pronë në kuadër të Ministrisë së Financave, ku përveç bashkërendimit të aktiviteteve ndërinsitucionale synohet edhe dakordimi për modalitetet e bashkëpunimit në të ardhmen. 

Të ngjashme