ATK mban seminar për tatimpaguesit me veprimtari ndërtimore

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 12:40 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) realizoi seminar për tatimpaguesit me veprimtari ndërtimore për aspekte të TVSH-së. Tema e cila u prezantua në këtë seminar ishte “Aplikimi i ngarkesës së kundërt të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, brenda vendit”.

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte informimi i tatimpaguesve lidhur me trajtimin tatimor për aspekte të TVSH-së, për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, respektivisht aplikimin e ngarkesës së kundërt për TVSH, brenda vendit.

Tatimpaguesit në detaje u informuan se kush është i obliguar të aplikoj ngarkesën e kundërt të TVSH-së, si bëhet faturimi me ngarkesë të kundërt, si bëhet pagesa e TVSH-së, si bëhet llogaritja e TVSH-së, kur lind detyrimi për të ngarkuar TVSH-në, kur lind e drejta e zbritjes së TVSH-së, etj. Po ashtu, me shembuj praktik është sqaruar aplikimi i ngarkesës së kundërt të TVSH-së për shërbimet në lëmin e ndërtimit, brenda vendit.

Pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me temën e prezantuar, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesi dhe këshilltarët tatimor nga ATK.

Në këtë seminar numri i të interesuarve ishte mjaft i lartë, ku pjesëmarrës ishin: tatimpaguesit me veprimtari ndërtimore të cilët ofrojnë shërbime në lëmin e ndërtimit, si dhe persona tjerë të interesuar.

Materiali i prezantuar në këtë seminar, është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia – Materiale & Prezantime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme