Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se kompanitë si, Western Union, Money Gram, Capital Ria e disa të tjera në Republikës e Kosovës të cilat e kryejnë shërbimin e transferimit të parasë po ashtu edhe të pagesave në përgjithësi. Sa i përket përdorimit të arkës fiskale, ATK thotë se nuk e kanë për obligim që të pajisjen me arkë fiskale.
Në një përgjigje për Indeksonline, zëdhënësja për informim e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina-Bytyqi-Sefa ka treguar se këto janë institucione financiare që kanë licencë nga Banka Qendrore dhe se për çfarëdo transaksioni obligohen të raportojnë në BQK.
“ Këto institucione janë institucione financiare jo bankare, te licencuara nga Banka Qendrore dhe për çdo transaksion ose transferim obligohen te raportojnë ne Bankën Qendrore të Kosovës”, ka thënë Valentina-Bytyqi-Sefa.
Më tej ajo ka sqaruar se institucionet përkatëse për çdo transaksion lëshojnë fatura që e dëshmojnë pagesën e kryer.
“Po ashtu, pas çdo transaksioni lëshojnë fatura që e dëshmon pagesën ose transaksionin që është kryer”, ka përfunduar ajo. (Indeksonline)