Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka kërkuar nga bizneset të deklarojnë Tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale.
Përmes një komunikate për media ATK ka renditur edhe masat që do të ndërmerren ndaj atyre që nuk bëjnë deklarimin në mënyrë të rregullt.
“ATK, inkurajon të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t’i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas Legjislacionit Tatimor”, thotë njoftimi i ATK-së.
“Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare, siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenies shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore”, thuhet tutje në njoftimin e ATK-së.
Njoftimi i plotë i ATK-së:
Deklaro saktë tatimin!
Administrata Tatimore e Kosovës, ri-kujton të gjithë personat, të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të Legjislacionit Tatimor janë të detyruar të deklarojnë Tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale.
Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te kategoritë, si: Nën-deklaruesit e pagave të punëtorëve, Nën-deklaruesit tek bizneset e mesme dhe të mëdha; Nën-deklaruesit tek bizneset mikro dhe të vogla, me qëllim të identifikimit të atyre bizneseve, të cilat nën deklarojnë të ardhurat e tyre.
Disa nga veprimtaritë në vijim, nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që të deklarojnë apo korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha obligimet tatimore të parapara me Legjislacionin Tatimor:
ATK, inkurajon të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t’i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas Legjislacionit Tatimor.
Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare, siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenies shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.
Paguaj tatimin, fli rehat!