ATK-ja lufton informalitetin tek lojërat e fatit

Prishtinë | 21 Sht 2017 | 12:44 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës ka ngritur kallëzime penale ndaj disa subjekteve të lojërave të fatit që veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në mënyrë të paligjshme.

Përveç gjobave, mbylljeve të lokalëve dhe konfiskimeve, gjatë aktiviteteve të fundit që kanë zhvilluar inspektoret nga Drejtoria e Lojërave të Fatit, në komunën e Deçanit dhe Prishtinës kanë ngritur edhe kallëzime penale për disa subjekte.

Me këtë rast, Administrata Tatimore e Kosovës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit të respektojnë ligjin, pasi që në të kundërtën do të merren masat konform dispozitave ligjore.

Për më tepër, ky institucion ka ftuar qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme